Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atmosferë elektrizuese në Tiranë disa orë para ndeshjes Shqipëri - Serbi

Festa para ndeshjes Shqipëri - Serbi

Tirana është veshur kuqezi ndërsa na ndajnë mbi tri orë e gjysmë deri te nisja e ndeshjes eliminatore për Botërorin në futboll në mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Tifozë të shumtë të veshur me ngjyra kuqezi dëgjohen duke kënduar këngë patriotike.  Rrugët drejt stadiumit janë të mbyllura. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tifozët kanë shpalosur në Piramidën e Tiranës edhe mesazhin "Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri", duke shprehur pakënaqësinë për Evropianin U-21 që do të bashkorganizohet në vitin 2027 nga Shqipëria e Serbia.

Ndërkohë në pikat kufitare janë raportuar radhë të gjata. 

Ndeshja Shqipëri – Serbi, që luhet në “Air Albania” në Tiranë, nisë nga ora 20:45.