Meksika shfrytëzoi një gabim në mbrojtje të Koresë së Jugut për të fituar 1:0 dhe për t’u bërë përfaqësuesja e parë që avancoi në fazën nokaut të Kupës së Botës.
Ndeshja është luajtur në Guadalajara të premten në mëngjes, sipas kohës në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është sukses i madh për përfaqësuesen që nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në vitin 2022.
Lojtarët e Meksikës festuan në fushë dhe përshëndetën tifozët që brohoritën dhe kënduan në tribunat e “Estadio Akron”.
Luis Romo e shënoi golin në minutën e 50-të, pasi portieri i Koresë së Jugut, Kim Seung-gyu u përplas me mbrojtësin Lee Gi-hyuk dhe e lëshoi topin brenda zonës.
Koreja e Jugut iu afrua barazimit në minutën e 87-të, por portieri meksikan, Raul Rangel bëri pritje vendimtare.
“Nuk ishte ndeshje e shkëlqyer, por kundërshtari nuk na la të bëjmë shumë. Kemi shënuar pas atij gabimi të kundërshtarit, kurse i kishim edhe disa mundësi”, ka thënë selektori i Meksikës, Javier Aguirre.
Meksika në ndeshjen e parë fitoi 2:0 ndaj Afrikës së Jugut dhe me gjashtë pikë e ka të sigurt avancimin nga Grupi A. Koreja e Jugut mbetet e dyta me tri pikë, kurse nga një e kanë Çekia dhe Afrika e Jugut.