Këngëtari amerikan Oliver Tree ka humbur jetën në një aksident tragjik me helikopter në Rio de Zhaneiro të Brazilit, ku vdiqën gjithsej gjashtë persona.
Policia braziliane konfirmoi se 32-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Oliver Tree Nickell, ishte në mesin e viktimave të përplasjes së dy helikopterëve në ajër më 14 qershor. Në aksident humbën jetën edhe YouTuberi 23-vjeçar Gaspar Prim, i njohur si Gaspi, si dhe katër persona të tjerë, ka raportuar USA Today.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Trupi i fundit që u identifikua ishte ai i amerikanit Oliver Tree”, thuhet në deklaratën e policisë.
Sipas autoriteteve, dy helikopterët u përplasën në ajër dhe më pas ranë në parkingun e një shitësi automjetesh elektrike, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu të paktën 20 vetura.
“Helikopterët u përplasën në ajër dhe u rrëzuan në parkingun e një kompanie të automjeteve elektrike, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu të paktën 20 automjete”, kanë deklaruar autoritetet.
Hetimet për shkakun e aksidentit vazhdojnë.
Oliver Tree kishte performuar në Sao Paulo më 6 qershor në kuadër të turneut të tij “Love You Madly, Hate You Badly”, ndërsa koncerti i radhës ishte planifikuar të mbahej në Lisbonë më 1 korrik.
Artisti nga Kalifornia u bë i njohur në mbarë botën me hitin “Life Goes On” në vitin 2021, i cili u bë shumë popullor në TikTok. Ndër këngët e tij më të dëgjuara janë edhe “Miss You” dhe “Alone in a Crowd”.
Në biografinë e tij në platformën Spotify, ai e përshkruante veten si “një vokalist, producent, shkrimtar, regjisor dhe artist performues”, që eksploronte “pikëtakimin mes muzikës pop dhe asaj alternative”.