Futboll

Udhëtimi i gjatë i Taremit për t’iu ikur bombardimeve

Taremi

Qendërsulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, mbeti në Teheran kur Irani u bombardua, teksa ai vendosi që të udhëtonte një mijë kilometra për të qenë i sigurt. 

Ai shkoi për vizitë te familja e tij në prag të nisjes së Kupës së Botës për Klube. 

Por në pauzën e shkurtër të pushimeve, ai e pati të pamundur të largohej nga Teherani pas bombardimeve nga Izraeli. 

Është detyruar që të bëj një mijë kilometra me veturë për të arritur në qytetin Bushehr, vendin ku u lind, shkruan “La Gazzetta dello Sport” të mërkurën. 

Taremi ende nuk ka arritur që t’i bashkohet Interit për Botërorin e klubeve, ndërsa në këtë afat kalimtar veror mund të largohet nga skuadra. 

Për të janë interesuar Fulhami, Nottingham Foresti dhe Beshiktashi.