Më shumë gola se kurrë janë të garantuar. Edicioni i 23-të i Kupës së Botës do të përfshijë 40 ndeshje më shumë se çdo edicion i kaluar.
FIFA ka publikuar emrat e 10 lojtarëve që janë kandidatë për ta fituar “Këpucën e Artë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKylian Mbappe i ka 56 gola në 98 paraqitje me Francën, ndërsa 12 prej tyre i ka shënuar në 14 ndeshje të Kupës së Botës. Ishte fitues i “Këpucës së Artë” në edicionin e kaluar, atë të vitit 2022. Sulmuesi i Real Madridit i shënoi tetë gola.
Harry Kane i ka tetë gola në 11 paraqitje në Botëror, ndërsa i ka 79 në 113 paraqitje për Anglinë. Sulmuesi i Bayern Munichut e kishte fituar këtë trofe në vitin 2018, me gjashtë gola.
Mikel Oyarzabal nuk ka shënuar ende në Kupë të Botës, por i ka 25 gola në 53 paraqitje për Spanjën. Ai është në formë të lartë, me 13 gola në 13 ndeshjet e fundit.
55 gola në 50 paraqitje i ka Erling Haaland me Norvegjinë. Haalandi ka bashkëlojtar cilësor edhe te Norvegjia dhe mund të shënojë shumë edhe në ngjarjen globale. Ai është sulmues i Manchester Cityt.
Lionel Messi i ka realizuar 117 gola në 199 paraqitje me Argjentinën, ndërsa 13 gola i ka në 26 ndeshje të Kupës së Botës. Messi vazhdon të ketë shkëlqim edhe me Inter Miamin në ligën MLS.
“Këpuca e Artë” e Botërorit është një prej çmimeve që i mungon Messit. Është vetëm njëri prej dy futbollistëve që ka shënuar mbi gjashtë gola dhe që nuk e ka fituar këtë çmim.
Cristiano Ronaldo i ka 143 gola në 226 paraqitje për Portugalinë. I ka realizuar tetë gola në 22 ndeshje të Botërorit.
Ai është golashënuesi më i mirë në nivel të përfaqësueseve. Edhe Ronaldo nuk e ka fituar këtë çmim.
Lamine Yamal i ka gjashtë gola në 25 paraqitje për Spanjën. Është rrezik i madh për kundërshtarët.
Shkëlqeu në “Euro 2024” dhe triumfoi me Spanjën. Mund të bëhet më i riu që e fiton këtë çmim, pasi do ta mbyll Botërorin si 18-vjeçar.
James Rodriguez është fituesi më i ri deri më tani. Ai ishte 23-vjeçar kur triumfoi në vitin 2014.
Emra tjerë të rëndësishëm janë Ousmane Dembele i Francës dhe Vinicius Junior dhe Raphinha të Brazilit.
Dembele në 11 ndeshje të Kupës së Botës nuk ka shënuar. I ka shtatë gola në 59 ndeshje me Francën. Dembele e ka gjetur formën me Paris Saint-Germainin.
Vini i Real Madridit e ka një gol në katër ndeshje në Botëror, dhe nëntë në 49 paraqitje me Brazilin. Gol në Botëror nuk ka as Raphinha. Ai i ka 11 gola në 38 paraqitje me fanellën braziliane.