Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mes krizës së çmimeve, Trumpi thotë se e do inflacionin

tr

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai “e do inflacionin” me të cilin po përballet SHBA-ja, ndërsa çmimet në muajin maj u rritën me ritmin më të shpejtë në tre vjetët e fundit.

Trump ka theksuar se “shifrat ishin të shkëlqyera” kur u pyet për të dhënat e publikuara nga Byroja e Statistikave të Punës, të cilat treguan se çmimet në maj ishin rritur me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rritja, nga 3.8% në prill, u nxit kryesisht nga kostot më të larta të energjisë si pasojë e luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, raportoi BBC. 

“Më pëlqen. Shifrat ishin të shkëlqyera. E dini çfarë? Unë e dua vërtet inflacionin”, ka thënë ai nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti vazhdoi duke pretenduar se forcat amerikane kanë kryer operacione natën gjatë të cilave dhjetëra anije kanë larguar miliona fuçi nafte nga Irani, gjë që ka kontribuar në një rënie të lehtë të çmimeve të naftës. 

E mërkura shënoi muajin e tretë radhazi të rritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit në SHBA, ndërsa familjet po ndjejnë gjithnjë e më shumë presionin ekonomik të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Inflacioni më i lartë rrit gjasat që Rezerva Federale e SHBA-së të rrisë normat e interesit për të frenuar shpenzimet.

Herën e fundit kur inflacioni ishte më i lartë ishte në prill 2023, kur SHBA-ja ende po përballej me pasojat e goditjes energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.