Pas më shumë se 12 vjetësh pasi u largua nga Barcelona si futbollist profesionist në drejtim të Bayern Munichut, Thiago Alcantara është kthyer te skuadra nga Katalunja, por me rol të ri.
Ish-mesfushori do të jetë asistent i trajnerit Hansi Flick.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPuna e Thiagos do të fokusohet në taktikat dhe përgatitjet në stërvitje, ndërsa “do të jap kontribut me eksperiencën dhe vizionin për ta pasuruar punën në ekipin aktual”, ka njoftuar Barcelona në komunikatën zyrtare.
34-vjeçari e ka nisur punën të enjten.
Thiago Alcantara, që ka 46 paraqitje me Spanjën, e përfundoi karrierën në vitin 2024.
Ai i luajti 235 ndeshje për Bayernin, 100 ndeshje i pati me Barcelonën dhe 98 paraqitje i kishte me Liverpoolin.
Thiago Alcantara është shtatë herë fitues i Bundesligës dhe katër herë fitues i Kupës gjermane me Bayern Munichun. Me bavarezët e fitoi edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020.
Flick ishte trajner i tij në 26 ndeshje te Bayerni.