Galatasaray ka bërë hap të madh drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti turk fitoi të martën mbrëma në Stamboll ndaj Juventusit me rezultatin e thellë, 5:2. Ishte kjo ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Championsit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ishte dramatike, por në fund fitorja e Galatasarayt shumë e thellë. Kështu skuadra turke është në pozitë shumë të mirë para ndeshjes së kthimit që zhvillohet në Torino më 25 shkurt.
Gabriel Sara shënoi për 1:0 në të mirë të Galatasarayt në minutën e 15-të.
Në aksionin vijues, Juve barazoi. Teun Koopmeiners ishte realizator në minutën e 16-të.
I njëjti lojtar shënoi për epërsinë 2:1 të Juventusit, në minutën e 32-të.
Shifrat nuk ndryshuan në pjesën e parë.
Por turqit ishin të vendosur për fitore në pjesën e dytë. Noa Lang barazoi në 2:2 në minutën e 49-të. Në minutën e 60-të për 3:2 shënoi Davinson Sanchez.
Gjërat u bënë më të lehta për vendasit në minutën e 67-të kur u përjashtua Juan Cabal i Juves.
Epërsinë numerike e shfrytëzoi Galata që shënoi për 4:2 në minutën e 74. Kurse për 5:2 realizoi Sacha Boey në minutën e 86-të.
Edon Zhegrova qëndroi vetëm në stol në mbrëmjen e vështirë të Juventusit.
Galatasaray krijon epërsi ndaj Juventusit, 4:2
Juventusi e mbylli 2:1 pjesën e parë të ndeshjes kundër Galatasarayt. Por ekipi nga Stambolli shënoi tri gola në pjesën e dytë për të krijuar epërsi 4:2 në ndeshjen plejofit të fazës nokaut në Ligën e Kampionëve.
Në pjesën e parë shkëlqeu Teun Koopmeiners me dy gola.
Ai fillimisht realizoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 16-të, një minutë pas epërsisë së krijuar nga Galatasaray 1:0. Golin për Galatën e realizoi Gabriel Sara.
Koopmeinersi golin për 2:1 e shënoi në minutën e 32-të.
Por në pjesën e dytë Galatasaray ishte ekip më i mirë. Noa Lang shënoi për 2:2 në minutën e 49-të, kurse Davinson Sanchez në minutën e 60-të shënoi për epërsinë e parë 3:2.
Në minutën e 67-të gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Juven pas përjashtimit me karton të kuq të Juan Cabalit, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.
Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi mirë ekipi nga Stambolli duke shënuar golin e katërt në minutën e 74-t.
Sërish shënoi Lang. Ishte goli i tij i dytë personal.
Shënohen tri gola në pjesën e parë të ndeshjes në Stamboll
Janë shënuar tri gola në pjesën e parë të ndeshjes Galatasaray – Juventus, që i takon plejofit të fazës nokaut në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë e ndeshjes së parë në Stamboll i takoi Juventusit.
Juve është duke fituar 2:1 kundër Galatës.
Në pjesën e parë shkëlqeu Teun Koopmeiners me dy gola.
Ai fillimisht realizoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 16-të, një minutë pas epërsisë së krijuar nga Galatasaray 1:0. Golin për Galatën e realizoi Gabriel Sara.
Koopmeinersi golin për 2:1 e shënoi në minutën e 32-të.
Edon Zhegrova është në stol te Juventusi.