Marokenët dështuan të thyejnë Kanadanë në pjesën e parë, por shpërthyen në të dytën. Dy golat e Ounahit hapën rrugën për fitoren e madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne e kemi ndryshuar sistemin tonë, kështu që ai luan më përpara në fushë”, ka thënë selektori i Marokut, Mohamed Ouahbi.
“Ai duhet të luajë më shumë në sulm. Ai është lojtar shumë i vlefshëm dhe i aftë që të thyejë presionin e kundërshtarit me vrapimet e tij dhe pasimin mes linjave”.
Kanadaja shfaqi më shumë në pjesën e parë. Trajneri i saj, Jesse Marsch, tha se ekipi e kishte kontrollin e plotë.
Por Maroku u përmirësua ndjeshëm pas pushimit.
“Pjesa e parë ishte shumë intensive. Ishin disa përmirësime që duhej t’i bënim për pjesën e dytë. Ne treguam disa video në pushim dhe pas kësaj kishim shumë më tepër kontroll. Nuk do të hyjë në detaje sepse kemi edhe ndeshje të tjera për të luajtur. Ne nuk ndryshuam identitetin apo filozofinë tonë të lojës. Por u desh të përdornim mesfushën dhe portierin Yassine Bounou për t’i ndalur kanadezët që të bënin presion”, ka theksuar selektori maroken.
Ouahbi u impresionua edhe nga qëndrueshmëria e skuadrës, derisa Kanadaja po dominonte në pjesën e parë.
“Ua kemi bërë të qartë lojtarëve tanë se kjo është Kupë e Botës, që do të thotë se do të ketë momente të vështira. Ajo që ka rëndësi është se kur nuk jemi në momentin më të mirë, duhet të jemi fleksibil. Kur njerëzit flasin për Marokun, ata flasin për një pretendent të vërtetë dhe një vend të madh të futbollit. Ky është një burim i madh krenarie. Ne duam të vazhdojmë, nuk duam të ndalemi. Do të ruajmë ambicien dhe qëllimin për ta fituar Kupën e Botës”, ka theksuar selektori Mohamed Ouahbi.
Azzedine Ounahi luan për Gironan në Spanjë. 26-vjeçari i ka 11 gola në 54 paraqitje për Marokun.
Ounahi u shpall më i miri i ndeshjes me Kanadanë.
Maroku në Botërorin e kaluar arriti në gjysmëfinale. Tani kërkon hap tutje, por do të ketë punë të vështirë me Francën në çerekfinale.