Tifozët e Meksikës ndezën fishekzjarrë dhe u shfaqën me instrumente muzikore në një përpjekje të pasuksesshme për të penguar përgatitjet e Anglisë para ndeshjes në Kupën e Botës.
Meksika e Anglia përballen në 2:00 të mëngjesit të hënën, sipas kohës në Kosovë, në 1/8 e finales së Botërorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlanet e anglezëve për të qëndruar të qetë në natën para ndeshjes u rrezikuan kur u mësua hoteli se ku do të qëndrojnë “Tre Luanët”.
Pamjet e publikuara kanë shfaqur tifozë të Meksikës që po përpiqeshin të mbanin zgjuar yjet anglezë. Por policia e rrethoi hotelin, ndërsa detyroi tifozët e zhurmshëm të largohen. Ekipi i sigurisë i Anglisë ngul këmbë se përpjekjet për të lënë pa gjumë lojtarët kishin fare pak apo aspak ndikim.
Rreth mesnatës në afërsi të hotelit kishte më shumë gazetarë e policë se tifozë.
Tifozët janë larguar rreth 400 metra nga hoteli.
Mexican fans trying to disrupt the England team during the night ahead of tonight’s big game… 😭🫣 pic.twitter.com/TVH7KKEOmB