Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nis raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë në Gjenevë, derisa sulmet vazhdojnë

Rusia dhe Ukraina

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina janë takuar në Gjenevë për një raund tjetër bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, një javë para përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Kreu i delegacionit ukrainas Rustem Umerov ka thënë se temë e diskutimeve do të jenë çështjet e sigurisë dhe ato humanitare. Megjithatë, pritjet për ndonjë përparim në dy ditët e planifikuara të bisedimeve në Zvicër janë të ulëta, pasi asnjëra palë nuk është e gatshme të lëvizë nga qëndrimet e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rusia insiston mbi çështjet kryesore territoriale e Ukraina për  garancitë e ardhshme të sigurisë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhanë afat deri në qershor për një zgjidhje.

Delegacioni amerikan kryesohet nga i dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner.

Pak orë para se delegacionet të takoheshin në Zvicër, Rusia kreu një sulm të madh ajror ndaj Ukrainës, duke goditur 12 rajone me 400 dronë dhe pothuajse 30 raketa. Të paktën tre persona u vranë nga këto sulme.