Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dortmundi me fitore të rëndësishme ndaj Atalantas

8 min. më parë / 17 shk 2026 23:07
Borussia Dortmund

Borussia Dortmund e ka fituar ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në Champions. Të martën mbrëma në shtëpi, skuadra gjermane fitoi 2:0 ndaj Atalantas.

Që në minutën e tretë Serhou Guirassy realizoi për 1:0. Në minutën e 42-të rezultatin përfundimtar e vendosi Maximial Beier.

Berat Gjimshiti luajti vetëm në pjesën e parë për skuadrën italiane. Kishte paraqitje të zbehtë në qendër të mbrojtjes.

Real Madridi e fiton ndeshjen e tensionuar me Benfican

14 min. më parë / 17 shk 2026 23:01
Real Madrid

Fund dramatik nuk kishte këtë herë, por tensionet ishin të mëdha. Benfica e Real Madridi kanë luajtur tjetër ndeshje në Champions të martën, pas asaj në xhiron e fundit të fazës së ligës.

Në ligë, Benfica fitoi 4:2 me gol të portierit Anatoliy Trubin në minutën e 98-të dhe siguroi plejofin kurse la Real Madridin po ashtu në plejof.

Shorti përcaktoi që Real Madridi e Benfica të përballen sërish në plejof të fazës nokaut. Dhe madrilenët kanë fituar 1:0 të martën mbrëma në Lisbonë për hap të madh drejt një të tetës së finales.

Vinicius Junior shënoi supergol në minutën e 50-të për fitoren e Madridit. Ai shënoi me goditje mjeshtërore nga një kënd i vështirë. Braziliani më pas festoi me pasion në kënd të fushës, kurse festa ishte e tepruar sipas lojtarëve të Benficas dhe arbitrit. Ylli brazilian u ndëshkua me të verdhë. Ka pasur më pas përplasje të lojtarëve në fushë, ndërsa në një moment Vini Jr ka sinjalizuar arbitrin se është fyer në baza racore nga lojtari argjentinas i Benficas, Gianluca Prestianni. Arbitri dha shenjë për të ndjekur procedurën e caktuar pas dyshimeve për fyerje raciste. Kjo solli ndërprerje prej dhjetë minutash dhe tensione të shumta mes lojtarëve në fushë.

Ndeshja megjithatë vazhdoi, ndërsa në minutat e fundit trajneri i Benficas, Jose Mourinho u përjashtua pas protestave të shumta, përkatësisht pas kërkesës që Vini Jr të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të palejuar. Pas golit të Vinit, tifozët kanë fishkëllyer sa herë që ai dhe Kylian Mbappe kishin topin.

Me fitore në Lisbonë, Real Madridi është në pozitë shumë të mirë për të siguruar një të tetën e finales në Champions. Ndeshja e kthimit është më 25 shkurt në “Santiago Bernabeu”.

Derbi francez në Champions i takon Parisit

20 min. më parë / 17 shk 2026 22:55
Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germaini e ka fituar derbin e dy klubeve franceze në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Championsit, Parisi e fitoi 3:2 ndeshjen ndaj Monacos të martën mbrëma. Shkëlqeu Desire Doue. Ai realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e Parisit.

Monaco krijoi epërsi 2:0 shumë herët. Të dy golat për vendësit iu shënoi Florian Balogun. Të parin në minutën e parë, kurse të dytin në minutën e 18-të.

Por Parisi u kthye dhe barazoi rezultatin në pjesën e parë.

Fillimisht për 2:1 shënoi Desire Doue në minutën e 29-të, kurse asistoi për Achraf Hakimin që shënoi golin e barazimit 2:2 në minutën e 41-të.

Doue shënoi edhe golin që ia siguroi fitoren Parisit në minutëne 67-të.

Ishte ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit luhet në Paris më 25 shkurt.

Vazhdojnë tensionet, përjashtohet Mourinho

26 min. më parë / 17 shk 2026 22:49
Jose Mourinho

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Benfica – Real Madrid.

Për shkak të protestimeve, trajneri i Benficas, Jose Mourinho është ndëshkuar me karton të verdhë e më pas edhe me të kuq.

Rezultati mbetet 1:0 në të mirë të Realit.

Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi për fyerje raciste?

43 min. më parë / 17 shk 2026 22:32
François Letexier

Gjyqtari i ndeshjes Benfica – Real Madrid, François Letexier, kryqëzoi krahët menjëherë pasi Vinicius Jr e alarmoi për fyerje raciste.

Por pse u bë kjo? Kryqëzimi i krahëve në formë të “X” aktivizon protokollin anti-racizëm, procedurë standarde që e ndjekin gjyqtarët në rast se dikush në fushë ankohet për fyerje raciste. 

Vinicius menjëherë sapo shënoi golin, bëri festimin karakteristik duke kërcyer te flamuri i kornerit, çka nxiti reagimin e lojtarëve vendas. Më pas, braziliani alarmoi gjyqtarin Letexier se lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni, e ofendoi në baza racore.

Loja u ndërpre për 10 minuta.

Vazhdon ndeshja në Lisbonë

54 min. më parë / 17 shk 2026 22:21
Real Madrid

Ka vazhduar ndeshja mes Benficas dhe Real Madridit.

Pas një ndërprerje prej rreth 10 minutash, pas sinjalizimit të Vinit se është fyer në baza racore nga lojtarët e Benficas dhe tollovisë së krijuar, ndeshja ka vazhduar.

Fyerje në baza racore ndaj Viniciusit në Lisbonë

1 o. më parë / 17 shk 2026 22:14
Vinicius Jr

Vazhdon drama në ndeshjen Benfica – Real Madrid.

Pas golit të shënuar nga Vinicius Jr, braziliani ka bërë një festë, që sipas vendasve ishte e tepruar.

Ka pasur përplasje me lojtarët e Benficas e më pas duket që ka pasur edhe fyerje në baza racore ndaj Vinit.

Ndeshja momentalisht është e ndërprerë.

VIDEO:

Supergol nga Vinicius Jr

1 o. më parë / 17 shk 2026 22:10
Vinicius Jr

Real Madridi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Benficas.

Vinicius Jr shënoi supergol në minutën e 49-të.

VIDEO:

Dortmudi bindës në pjesën e parë ndaj Atalantas

1 o. më parë / 17 shk 2026 22:03
Serhou Guirassy

Borussia Dortmundi ka shënuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon plejofit të fazës nokaut në Champions.

Është ndeshja e parë, ndërsa nisi me vonesë prej 15 minutave. Dortmundi u vonua gjatë udhëtimit për në stadium. Por jo edhe për realizimin e golit të parë.

Golin e epërsisë 1:0 ndaj Atalantas e shënoi në minutën e tretë nëpërmjet Serhou Guirassyt, kurse për 2:0 gol realizoi Maximilian Beier në minutën e 42-të.

Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 40-të.

Katër gola në pjesën e parë të derbit francez

1 o. më parë / 17 shk 2026 21:51
Paris Saint-Germain

Pjesa e parë e ndeshjes derbi të dy klubeve franceze në Ligën e Kampionëve ndërmjet Monacos dhe Paris Saint-Germainit, ka përfunduar baras, 2:2. Kjo ndeshje po luhet në Monaco.

Është ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Championsit.

Monaco krijoi epërsi 2:0 shumë herët. Të dy golat për vendësit iu shënoi Florian Balogun. Të parin në minutën e parë, kurse të dytin në minutën e 18-të.

Por Parisi u kthye dhe barazoi rezultatin.

Fillimisht për 2:1 shënoi Desire Doue në minutën e 29-të, kurse shifrat në 2:2 i barazoi Achraf Hakimi në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë pritet po ashtu të jetë e zjarrtë.

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Benfica – Real Madrid

1 o. më parë / 17 shk 2026 21:51
Benfica Madridi

Benfica e Real Madridi po luajnë ndeshje të fortë në Lisbonë. Por në pjesën e parë të ndeshjes së plejofit të Championsit nuk janë shënuar gola.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre.

Në minutat e fundit, portieri i Benficas, Anatoliy Trubin bëri disa pritje vendimtare. Edhe Thibaut Courtois e kishte një pritje vendimtare.

Ndeshja Dortmund – Atalanta nis me vonesë

2 o. më parë / 17 shk 2026 21:04
Borussia Dortmund

Ndeshja ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Atalantas nis me vonesë. Ekipi gjerman ka mbërritur me vonesë në stadiumin e Dortmundit.

Një zëdhënës i Dormtundit konfirmoi se vonesa  ishte për shkak të problemeve me trafikun.

Ndeshja nis në ora 21:15. Është ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Championsit.