Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është gjobitur me 10 mijë euro pas fitores 2:1 të “kuqezinjve” ndaj Pisas të premten e kaluar.
Arsyeja e gjobës është se Tare pas përfundimit të ndeshjes protestoi ashpër ndaj arbitrit kryesor, Michael Fabbri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTares gjoba i është vënë nga gjyqtari sportiv i Serie A.
Legjenda e Shqipërisë megjithatë nuk është suspenduar për ndeshje.
52-vjeçari Tare u emërua drejtor sportiv i Milanit më 26 maj të vitit të kaluar.
Ish-futbollisti i njohur ka përvojë të gjatë në futbollin italian. Për plot 15 vjet ishte drejtor sportiv edhe te Lazio.
Pas ardhjes së Tares, Milani ka bërë ndryshime të shumta në skuadër dhe u kthye te sukseset.