Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Damien Comolli, ka folur për të ardhmen e Edon Zhegrovës.
Ai ka thënë se drejtuesit e klubit dhe trajneri Luciano Spalletti janë të kënaqur me kontributin e kosovarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhegrova e mbylli edicionin e parë me fanellën e Juventusit pa shënuar gol dhe pa asistuar.
Megjithatë, te Juve thonë se Zhegrova do ta ketë një tjetër rast për t’i dëshmuar vlerat.
“Jemi të kënaqur me kontributin e tij dhe trajneri është gjithashtu i kënaqur me kontributin e tij. Ne zgjodhëm ta sjellim atë sepse ka aftësi të qartë. Ai mund të krijojë diçka nga asgjëja. Ai mund të dalë nga një situatë me këmbën e djathtë ose të majtë”, ka thënë Comolli.
Comolli ka treguar se çfarë i kishte thënë Zhegrova pasi kishte humbur një rast të mirë në ndeshjen kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve.
“E kuptoj zhgënjimin e tij. Ai më tha ‘nëse do ta kisha shënuar atë gol, ndoshta do të kishte ndryshuar sezonin dhe karrierën time’. Unë iu përgjigja se ‘po, është e mundur, por tani duhet të jesh mjaftueshëm i fortë mendërisht për të reaguar’”, tregon Comolli.
Juventusi e bleu Zhegrovën nga Lille për 15 milionë euro. Me Juventusin sulmuesi i krahut ka kontratë deri në qershor të vitit 2030.