Sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, ka mbetur në Teheran, teksa bashkëlojtarët e tij po bëhen gati për ta nisur Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Taremi ka mbetur në shtetin e tij të lindjes pas konfliktit që ka nisur mes Iranit dhe Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sky Sport Italia” ka shkruar të shtunën se Taremi ka mbetur në Teheran pasi të gjitha aeroportet në Iran janë mbyllur.
Turneu i Botërorit të klubeve nis të shtunën pas mesnate.
Ndeshja e parë është ajo mes Inter Miamit dhe Al Ahlyt.
Interi do të debutojë me trajnerin e ri Cristian Chivu kundër Moterreyt të mërkurën.