Futboll

Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

Sylvinho dhe Mario Mitaj

Foto: Associated Press

Shqipëria barazoi pa gola me Serbinë të shtunën në “Arenën Kombëtare” në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

Sylvinho ka mbetur i zhgnënjyer me rezultatin, por jo edhe me paraqitjen e futbollistëve në fushën e lojës. 

“Jam i zhënjyer me rezultatin, por jo me paraqitjen e ekipit. Jam i lumtur. Ndoshta ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit. Treshja e sulmit luajti mirë. Kemi bërë paraqitje të mirë. Broja luajti në limitet e tij, ishte i lodhur. E njëjta gjë pak a shumë me Shehun. Ai luajti gjatë gjithë ndeshjeve në kampionat. Pjesa e parë e Hoxhës ishte fantastike, një lojtar shumë i mirë, inteligjent. Meritonim pak më tepër, por ky është futbolli. E kemi përgatiru ndeshjen mirë, meritonim më tepër. I urova lojtarët pas ndeshjes, jam krenar me ta. Meritonim më tepër”, ka thënë pas ndeshjes selektori brazilian, Sylvinho.

Lexo përditësimet tjera
Shqipëri - Serbi

Vetëm një pikë nga festa shqiptare në “Air Albania”

Shqipëria ka humbur penallti dhe disa raste të tjera të arta për të marrë vetëm një...