Futboll

Stojkoviq pas ndeshjes me Shqipërinë: Gjeni një seleksionues tjetër

Dragan Stojkoviq

Foto: Associated Press

Seleksionuesi i Serbisë, Dragan Stojkoviq, në konferencë për media pas barazimit me Shqipërinë (0:0), e ka vlerësuar Kombëtaren e Shqipërisë si jashtëzakonisht të mirë. 

“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një seleksionues tjetër. Lojë shumë e vështirë. Shqipëria është jashtëzakonisht kualitative. Ne kemi treguar karakter. Nuk kishim frikë nga atmosfera që ishte fantastike. I përgëzoj...Erdhëm të fitonim. Formacioni që startuam tregon se donim të arrinim te golat. Nuk është e lehtë të luash në stadium të tillë, Shqipëria ka ekip të mirë e cilësor. Rezultati baras është më reali. Kjo pikë është më e ëmbël për ne se për ta”, tha Stojkoviq, transmeton "B92".

Ai tha se ambienti ishte fantastik dhe se ishte i përqendruar vetëm në lojë. 

Edhe kapiteni i Serbisë, Aleksandar Mitroviq, e ka vlerësuar barazimin si rezultatin më korrekt. 
 

Lexo përditësimet tjera
Shqipëri - Serbi

Vetëm një pikë nga festa shqiptare në “Air Albania”

Shqipëria ka humbur penallti dhe disa raste të tjera të arta për të marrë vetëm një...