Futboll

Spalletti: Zhegrova titullar kundër Pafosit

Edon Zhegrova Juventus

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka thënë se ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, pritet të jetë startues në ndeshjen e të mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër ekipit qipriot Pafos. 

Juventusi e pret Pafosin në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve. Spalletti ka thënë për “Sky Sport Italia” se Zhegrova do të jetë titullar. 

Zhegrova këtë edicion ka luajtur në total 28 minuta në tri ndeshje në Ligën e Kampionëve me

Juventusin dhe 66 minuta në 4 ndeshje në Serie A. 

Ai i ka edhe 6 minuta në Kupën e Italisë.