Partia Socialedemokrate (PSD) u ka propozuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që të nënshkruajnë një zotim publik që në rast se e marrin shumicën parlamentare në zgjedhjet e 7 qershorit, të formojnë një qeveri të përkohshme me mandat dyvjeçar dhe me mundësi të zgjatjes së mandatit për 2 vjet të tjera, përbërja e së cilës, duke filluar nga kryeministri e deri te kabineti qeveritar, do të jetë nga figura jo-partiake.
Në një pankartë që PSD-ja e ka vendosur te zyrat e PDK-së dhe LDK-së thuhet se Kosova po shkon në zgjedhje për herë të tretë brenda 16 muajve të fundit dhe se kriza politike e prodhuar e ka shpërfaqur synimin që Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që thuhet se është “konsolidimin e pushtetit përmes pjesës së tërësishme të institucioneve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një synim i tillë nuk është as i ri, e as i panjohur, sepse është vetë e pandashme e pushteteve populiste autoritare. Pushteti autoritar është cenim për demokracinë, shoqërinë në tërësi dhe funksionimin e saj. Përballë një rreziku të tillë, reagimi politik i përbashkët dhe i menjëhershëm është esencial në mënyrë që, në njërën anë, t’i hap rrugën një qeverisje të re demokratike dhe, në anën tjetër, të zhbëjë dëmet që tashmë qeverisja i ka shkaktuar”, thuhet në përshkrim të “zotimit” të propozuar nga PSD-ja.
Në zotim thuhet gjithashtu se Qeveria do të ketë për obligim depolitizimin e të gjitha ndërmarrjeve, institucioneve dhe agjencive publike e shtetërore dhe që së bashku me Kuvendin, do të kujdeset për përzgjedhjen e 7 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Të dyja këto procese, në mënyrë që të jenë transparente e demokratike, do të monitorohen nga Ambasada Britanaze në Kosovë, ashtu siç ka qenë praktika e mëhershme. Ne, subjektet nënshkruese, do të propozojmë kandidatin për president, për të cilin do të sigurohemi që të jetë një figurë kredibile jashtë-partiake”, thuhet në zotim.
Tutje në zotim thuhet se për krijimin e qeverisë dhe përzgjedhjen e presidentit të ri, subjektet nënshkruese, nuk do të zhvillojmë asnjë negociatë me subjektin Vetëvendosje.
Kandidati për deputet i LDK-së, Paris Guri, u ka kërkuar që aksionin ta zhvendosin para zyrës së LVV-së, duke thënë se qëllim i përbashkët i opozitës duhet të jetë të jetë “rrëzimi i së keqes”.