Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur serish për Edon Zhegrovën pas ndeshjes kundër Napolit. Ai ka thënë se Zhegrova nuk mund të luajë më shumë se 15 minuta.
“Tani për tani, ai është një lojtar që mund të luajë 15 minutat e fundit dhe 15 metrat e fundit”, ka thënë Spalletti pas humbjes 2:1 të dielën.
“Zhegrova ka pasur probleme fizike gjatë javës. Ai ka pasur probleme serioze fizike dhe ka vështirësi në stërvitje në nivele të larta dhe intensive gjatë javës; shpesh detyrohemi ta lëmë jashtë loje”.
Zhegrova ndaj Napolit luajti nga minuta e 82-të, ndersa në disa momente u shfaq i rrezikshëm.
VIDEO: 10 Minutat e Zhegrovës kundër Napolit
Zhegrova. pic.twitter.com/jv5T4hWYKl
— 🦓🤍🖤🇵🇸 (@justky_10) December 8, 2025