Pas 454 paraqitjeve dhe 173 golave të realizuar, Son Heung-min do të largohet nga Tottenhami pas dhjetë vjetësh të kaluar te kjo skuadër.
Kështu ka njoftuar të shtunën BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJugkoreani u transferua në kohën kur trajner ishte Mauricio Pochettino. Son në vitin 2015 ishte transferuar për 22.5 milionë euro, dhe ishte bërë futbollisti më i shtrenjtë aziatik që transferohet në Premier League. Në atë kohë, Son ishte 23-vjeçar.
Tani 33-vjeçari Son largohet pasi ndihmoi skuadrën ta fitojë Ligën e Evropës në finalen ndaj Manchester Unitedit. Ishte trofeu i parë madhor i klubit pas 17 vjetësh.
Son në edicionin 2021-22 ishte golashënuesi më i mirë i elitës angleze bashkë me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, me nga 23 gola të realizuar.
Ai është edhe fitues i çmimit “Pushkash” të dhënë nga FIFA, për golin më të mirë të shënuar ndaj Burnleyt në vitin 2019.
Son me Tottenhamin e ka edhe një finale të humbur të Ligës së Kampionëve në vitin 2019, pas disfatës nga Liverpooli.