Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shillova i emocionuar, flet për golin vendimtar

Alban Shillova

Pasi ia siguroi skuadrës së tij mbetjen në Superligë, futbollisti Alban Shillova është shprehur i lumtur që skuadra e Feronikelit 74 do të bëjë gara në Superligë edhe në edicionin e ardhshëm.

“Jam shumë i kënaqur. U futa në lojë në pjesën e dytë, e dhashë maksimumin dhe e vendosa ndeshjen. Jam i lumtur që edhe vitin tjetër skuadra e Feronikelit 74 do të jetë pjesë e Superligës. Gjatë gjithë vitit kemi tregu ndeshje të mira por edhe fati nuk ka qenë me ne. Megjithatë, në fund përfundoi gjithçka mirë”, është shprehur Shillova për “Art Motion” pas ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shillova gjatë ndeshjes shënoi edhe një tjetër gol, por iu anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.