Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Irani me ankesë në FIFA

Irani me ankesë në FIFA

Foto: Associated Press

Irani ka paraqitur ankesë në FIFA në lidhje me kufizimet e udhëtimit me të cilat po përballet ekipi iraninan në SHBA, gjatë Kupës së Botës.

Për shkak të pasigurisë për vizat dhe për shkak të luftës, anëtarët e ekipit iranian po udhëtojnë nga baza e tyre në Meksikë për në SHBA ku i luajnë ndeshjet e grupit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet amerikane kërkojnë që iranianët të hyjnë në SHBA brenda 24 orëve kur luhet ndeshja dhe të largohen po atë ditë. Dhe kjo ka bërë që selektori Amir Ghalenoei të thotë se Irani ishte ekipi më i shtypur në turne.

“Federata e Futbollit e Iranit beson se këto kushte nuk janë në pajtim me parimet e ofrimit të kushteve të barabarta për ekipet pjesëmarrëse dhe mund të ndikojnë në përgatitje teknike”, tha federata, duke njoftuar për protestën drejtuar FIFA-s.