Emir Sahiti e ka shënuar golin e parë me fanellën e Hamburgut.
Sahiti realizoi gol në fitoren 3:2 të Hamburgut ndaj Hertha Berlinit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 19-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Reprezentuesi i Kosovës e shënoi golin e fitores për Hamburgun në minutën e 84-të.
Ai u paraqit deri në minutën e 86-të kurse u ndëshkua edhe me karton të verdhë në fillimin e ndeshjes.
Për Sahitin kjo ishte paraqitja e tetë këtë edicion në të gjitha garat.