Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë të gjatë për “Radio CRC”, e afërt me klubin e Napolit, ku kapiteni i Kosovës bën karrierë aktualisht.
Rrahmani ka theksuar se pas shumë vjetësh te kjo skuadër, ndihet si në shtëpi në Napoli. 32-vjeçari në këtë edicion është goditur shumë nga lëndimet, por synon ta përfundojë me sukses këtë sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i ka zhvilluar 25 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me një gol e një asistim.
“Pas kaq shumë vitesh në Napoli, mund të them se shtëpia ime nuk është më në Kosovë, por këtu. T’i arrijë 300 paraqitje? Sa më shumë që luajë, aq më mirë për klubin dhe për mua. Kjo do të thotë se unë jam në gjendje ta bëj këtë”, ka deklaruar Rrahmani të premten.
Rrahmani ka qenë i pranishëm në tri ndeshjet e fundit te Napoli, që aktualisht i ka 70 pikë në vendin e dytë.
Ndeshjen e radhës, të parafundit për këtë edicion, Napoli e luan të dielën në udhëtim te Pisa nga ora 12:00.
“Ndeshja ndaj Pisas është shumë e rëndësishme. E dimë që na duhen tri pikë për ta siguruar Ligën e Kampionëve. Shpresoj që të shënoj gol në fund të sezonit”, ka deklaruar Rrahmani.
Rrahmani ka folur për skuadrën dhe ka thënë se brazilianët Giovane dhe Alisson Santos janë shumë të fortë e se është shumë i vështirë për t’i ruajtur.
Ndërkohë, e ka vlerësuar sezonin e tij si pozitiv.
“Duke i lënë lëndimet anash, mendoj se ishte sezon pozitiv. Në përgjithësi, ishte edicion i vështirë”, ka deklaruar Rrahmani.
Rrahmani me Napolin i ka zhvilluar 200 ndeshje dhe i ka 13 gola e gjashtë asistime.