Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoxha në garë për golin më të mirë të sezonit në Kroaci

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha me Dinamon e Zagrebit e ka fituar titullin dhe Kupën e Kroacisë në këtë edicion.

Por, sulmuesi i krahut e ka mundësinë të fitojë një tjetër çmim në këtë edicion, atë për golin më të mirë të sezonit 2025/26 në Kroaci.

Hoxha është i nominuar për këtë çmim me supergolin që e shënoi ndaj Rijekës në derbi. Ai në minutën e 84-t kishte realizuar supergol nga një kënd shumë i vështirë. Ajo ndeshje ishte zhvilluar më 1 nëntor, dhe i kishte takuar xhiros së 12-të të kampionatit elitar kroat.

Në garë janë edhe golat nga Mounsef Bakrar, Tomislav Duvnjak, Tiago Dantas dhe Iuri Tavares.