Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi zotohet të "merret" me Houthit nëse grupi bllokon anijet saudite

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do të "veprojë me vendosmëri" nëse rebelët Houthi vendosin një bllokadë në Detin e Kuq.

Trumpi e ka bërë këtë deklaratë të martën, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Trumpi gjithashtu ka thënë se Izraeli "po i tërheq" trupat e tij nga Libani, duke shtuar se të dyja vendet "shkojnë shumë mirë" me njëra-tjetrën.

Aoun është takuar me Trumpin të martën në përpjekje për të siguruar qetësi afatgjatë, pas muajsh konflikti në vend midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani.

Takimi i parë ndonjëherë i Joseph Aoun-it me homologun e tij amerikan zhvillohet ndërsa Libani dhe Izraeli po zhvillojnë bisedime të rralla të drejtpërdrejta me ndërmjetësimin e Uashingtonit. 

Kjo është vizita e parë e një presidenti libanez në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2009.

Lexo përditësimet tjera
Bab el-Mandeb

Houthit hapin një front të ri në luftën SHBA - Iran

Dy cisterna nafte që transportonin naftë saudite drejt Azisë janë detyruar të ndryshojnë kurs në Detin...