Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Nis gjykimi për vrasjen e dy vjetëve më parë në “Aktash”, dy të akuzuarit në arrati

Gjykimi

Pa praninë e dy të akuzuarve, ka nisur procesi gjyqësor për vrasjen e Premtim Gashit, që ka ndodhur në 2024-tën në “Aktash” të Prishtinës. Të pandehurit Endrit Llapashtica e Dardan Marevci ndodhen në arrati, e gjyqtarja Fatime Dërmaku ka thënë se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e gjykimit në mungesë

Është mbajtur të martën seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Endrit Llapashticës e Dardan Marevcit që ndodhen në arrati dhe akuzohen për vrasjen e Premtim Gashit, dy vjet më parë në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Në këtë rast të njohur si “Capat dhe Sekiraqët”, i pandehuri Llapashtica akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, ndërsa Merovci ngarkohet me veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”. 

Gjyqtarja Fatime Dërmaku ka thënë se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e gjykimit në mungesë.

“Gjykimi në mungesë mund të mbahet, pasi Gjykata u bind se në rastin konkret janë bërë përpjekje të arsyeshme, për t’i njoftuar të pandehurit Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci, për shqyrtimin fillestar”, ka thënë Dërmakuk. 

E paraprakisht, prokurori Bashkim Zeqaj ka thënë se gjykimi duhet të mbahet në mungesë, për shkak se dy të pandehurit gjenden në arrati.

“Prandaj janë plotësuar të gjitha kushtet për m’u ngritë kjo aktakuzë. Kemi marrë të gjitha veprimet duke filluar nga urdhërarresti, letërrreshtimi vendor dhe ndërkombëtar, mirëpo ata qëndrojnë në arrati, edhe pse janë të vetëdijshëm se ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura penale, dhe këtë e bëjnë me qëllim të shmangies së thirrjeve të organeve të rendit”, ka deklaruar Zeqaj.

Edhe Rasti “Capat dhe Sekiraqët”, nis gjykimi në mungesë ndaj dy të akuzuarve për vrasjen në Aktash Kronikë 12 o. më parë Rasti “Capat dhe Sekiraqët”, nis gjykimi në mungesë ndaj dy të akuzuarve për vrasjen në Aktash

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi, Erd Marevci, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Vesel Bunjaku, lidhur me rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë.

Mirëpo procedura penale është ndarë për shkak se të akuzuarit Llapashtica e Marevci, gjenden në arrati.

Të akuzuarit ngarkohen edhe me vepra penale si “Manipulim me prova” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.