Mesfushori kroat, Luka Modriq, do të mbetet edhe më gjatë pjesë e Milanit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, të martën mbrëma ka bërë të ditur se Modriq do të nënshkruajë kontratë të re me Milanin.
“Legjenda kroate vazhdon dhe nuk tërhiqet. Modriq do të nënshkruajë së shpejti një kontratë të re afatshkurtër me Milanin, ai foli edhe me trajnerin Ruben Amorim”, shkruan Romano.
Modriq është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar pas paraqitjes me Kroacinë në Kupën e Botës.
Kishte raportime se do të tërhiqej plotësisht nga futbolli pas Botërorit. Por Modriq ka vendosur të mbetet pjesë e Milanit.
Milanit iu bashkua si lojtar i lirë nga Real Madridi vitin e kaluar.