Cristiano Ronaldo nuk ka arritur ta fitojë trofeun e parë me skuadrën e Al-Nassrit.
Al-Nassri të shtunën pasdite u mposht në finale të Superkupës së Arabisë Saudite nga Al-Ahli pas ekzekutimit të penalltive, 5:3. Koha e rregullt përfundoi baras 2:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuperylli i futbollit, Ronaldo, në minutën e 41-të e kaloi në epërsi Al-Nassrin. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Krejt në fund të pjesës së parë, Al-Ahli i barazoi shifrat me golin që e shënoi Franck Kessie.
Marcelo Brozoviq e kaloi në epërsi sërish 2:1 Al-Nassrin në minutën e 82-të. Por reagimi i Al-Ahlit ishte i shpejtë.
Ibanez shënoi për 2:2 në minutën e 89-të. Në ekzekutimin e penalltive, futbollistët e Al-Ahlit u treguan më të saktë për të triumfuar në Superkupë.
Al-Nassri në gjysmëfinale e eliminoi skuadrën e Al-Ittihadit me rezultatin 2:1.
Ndërsa Al-Ahli e eliminoi Al-Qadisiyan me rezultatin e thellë 5:1.