Orlando Gill e udhëhoqi Paraguain drejt fitores ndaj Gjermanisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës. Ai priti penalltitë që e ndihmuan Paraguain të kualifikohej në 1/8 e finales.
Gill ka njërin prej rrëfimeve më frymëzuese nga të gjithë lojtarët në Botëror, shkruan The Sun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitin 2018, portieri po paraqitej në nivel amator. Ai u largua nga Paraguai për në Argjentinë, me shpresë për më shumë sukses, pasi nuk iu dha rasti në klubin e qytetit.
Katër vjet më parë familja e tij po përballej me vështirësi të mëdha financiare. Gruaja e Gillit zbuloi se ai kishte shitur disa nga pajisjet e futbollit për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit.
Në të njëjtën kohë djali i vogël i çiftit po luftonte për jetën e tij në spital. Kur nuk kishte lojë apo stërvitje, Gill qëndronte pranë shtratit të tij.
Gill më në fund e fitoi rastin të shkëlqente kur San Lorenzo dështoi të firmoste me Keylor Navasin për shkak të problemeve financiare. Pasi nuk erdhi një portier tjetër, Gill u bë numër një dhe ishte aq mbresëlënës saqë mbeti portieri startues i skuadrës së madhe argjentinase. Ndërkohë u bë edhe portieri i parë i Paraguait.
Dhe të hënën mbrëma 26-vjeçari u bë superyll. U shpall lojtari i ndeshjes pasi ndali penalltitë e Kai Havertzit dhe Nick Woltemades. Dhe tani Gill mund të bëhet gati për ndeshjen tjetër në skenën më të madhe.