Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Tifozët përleshen me policinë në Hagë pas fitores së Marokut ndaj Holandës

holande

Tifozë të futbollit u përleshën me policinë në Hagë dhe festuan në Kazablanka pasi Maroku e eliminoi Holandën në Kupën e Botës në 1/16 e finales. Është ky eliminimi më i hershëm i Holandës në Botëror.

Në Holandë jeton një komunitet i madh i marokenëve. Marokenët ishin në festë pas fitore, por kishte edhe përleshje sporadike, shkruan AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia në Hagë tha se u hodhën fishekzjarrë të rëndë në lagjen Schilderswijk. Policët janë qëlluar me fishekzjarrë dhe gurë. Policia është përgjigjur me top uji për të shpërndarë tifozët.

“Disa individë janë arrestuar për dhunë”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë në Kazablanka, qyteti më i madh i Marokut, shpërtheu festa pas suksesit në Botëror.