Futboll

Parisi e pret Le Havren, Lensi luan me Strasbourgun

Hakimi shënon dy gola për fitoren e PSG-së

Paris Saint-Germaini, të shtunën nga ora 21:05 e pret Le Havren në ndeshjen që i takon xhiros së 13-të të Ligue 1 të Francës.

Parisi këtë edicion ka tetë fitore, tri barazime dhe një humbje në kampionat. Është lider me 27 pikë. Le Havre numëron tri fitore, pesë barazime dhe katër humbje. Ka 14 pikë në pozitën e 12-të.

Parisi është kampion në fuqi i Francës. Por parisienët kanë lëshuar pikë të rëndësishme.

Parisi nuk ka mbajtur portën e paprekur në tri takimet e fundit.

Le Havre nuk ka arritur të shënojë në tri nga pesë ndeshjet e fundit në udhëtim në elitë.

Marquinhos pritet ta bëjë paraqitjen e 500-të me PSG-në.

Ndërkohë të shtunën luhet edhe një ndeshje tjetër interesante.

Nga ora 17:00, Lensi e pret Strasbourgun. Lensi ka 25 pikë në pozitën e tretë. Strasbourgu ka tri pikë më pak, një pozitë më poshtë.