Futboll

Në Zvicër vlerësohen paraqitjet e Kamberit

Florian Kamberi

Në Zvicër kanë shkruar të enjten se skuadra e Rapperswil-Jonas ka potencial që të promovohet në elitën e futbollit zviceran, ndonëse renditja në tabelë nuk e tregon këtë aktualisht. 

Rapperswil-Jona aktualisht ka 16 pikë në vendin e shtatë, 20 më pak se Vaduzi dhe Aarau që zënë dy vendet e para në tabelë. 

Por “Blick” është ndalur të enjten te tre futbollistë të kësaj skuadre, e njëri prej tyre është sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi. 

Kamberi, i cili ka luajtur në 12 klube të ndryshme në karrierë, përfshirë Glasgoë Rangersin, Sheffield Wednesdayn dhe Karlsruherin, po e merr formën më të lartë ndeshje pas ndeshje. 

“Dy gola ndaj Carouges dhe paraqitje e shkëlqyer ndaj ish-klubit, St. Gallenit. Ai vrapon shumë. Lojtari më i mirë në fushë. Ai ka mundur t’i bashkohej Grasshopperit në dimrin e kaluar, por ndoshta mund të largohet tani nëse vjen një ofertë e mirë”, ka shkruar “Blick”. 

30-vjeçari Kamberi ka realizuar tri gola e një asistim në 15 paraqitjet e edicionit aktual.