KOHA hap dyert e redaksisë për të gjithë ata që duan të hyjnë në botën e gazetarisë përmes një përvoje të drejtpërdrejtë dhe praktike. Ky program është ndërtuar rreth punës në terren dhe mentorimit të afërt nga gazetarët dhe redaktorët tanë me përvojë.
Çka përfshin?
• Mësim përmes veprimit: Angazhim direkt në terren, hulumtim, shkrim dhe prodhim të materialeve.
• Diskutime dhe ligjërata: Bashkëbisedime ndërvepruese me profesionistë të fushës mbi etikën dhe parimet e gazetarisë.
• Mentorim 1-më-1: Punë e përditshme krah për krah me gazetarë e redaktorë me përvojë.
Edhe
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
• Drejtimet ku mund të profilizohesh:
• Gazetari e shkruar & Portali: Gjetja e lajmit, ndërtimi i stories dhe shkrimi për mediat online.
• Gazetari televizive: Raportimi para kamerës, puna me zërin dhe dinamika e ekranit.
• Rrjetet sociale: Paketimi i lajmit dhe menaxhimi i platformave tona digjitale.
• Kamerë & Montazh: Për ata që e preferojnë anën vizuale – xhirimi dhe montimi i kronikave.
Kohëzgjatja dhe mundësitë
• Faza fillestare - Trajnim dhe praktikë: 2 javë.
Edhe
Rugova: Gazetaria e Kosovës ka qenë larg më e mira në rajon
• Angazhimi me pagesë: Pas kësaj periudhe, kandidatët më të dalluar do të përzgjidhen për angazhim me bursë, me mundësi reale për punësim të rregullt në KOHA.
Si bëhet përzgjedhja?
• Faza e parë: Shqyrtimi i CV-ve dhe letrave të motivimit.
• Faza e dytë: Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në një intervistë njohëse në redaksi.
Si të aplikosh? Dërgo në emailin [email protected]:
• CV-në tënde të përditësuar
Edhe
Zgjedhjet në KOHË - Debati për drejtësi
• Një letër motivimi ku tregon interesimin tënd jo të Inteligjencës Artificiale.
Afati: Konkursi mbetet i hapur deri më 27 maj.