Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi, transferimi i parë i presidentit të ri të Fenerbahçes – vendoset dëmshpërblimi

mu riqi

Vedat Muriqi pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si lojtar i ri i Fenerbahçes.

Zgjedhja e Aziz Yildirimit në postin e presidentit të Fenerit, ka hapur rrugën për transferimin e Muriqit nga Mallorca te gjiganti turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muriqi ishte “pjesë” e kampanjës së Yildirimit për fitimin e zgjedhjeve te Fenerbahçe dhe pritet të jetë transferimi i parë në periudhën  e tij të re në krye të klubit.

Mediume të shumta në Turqi dhe Spanjë kanë shkruar se Mallorca do të përfitojë 15,5 milionë euro nga shitja e Muriqit.

Kosovari shkëlqeu në La Liga duke i realizuar 23 gola në edicionin e fundit. Por rënia e Mallorcas nga La Liga ka bërë që Muriqi të kërkojë sfidë të re.

Transferimi i Muriqit mund të zyrtarizohet shumë shpejt. Ai tashmë është në Turqi, por për pushime, shkruan “Ultima Hora”.