Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kapiten i katërt i Mallorcas. Ai humbi garën me Sergi Darderin.
Votimi u bë të enjten pas njoftimin se klubi ia ka hequr shirtin e kapitenit, Dani Rodriguezit për kritikat ndaj trajnerit Jagoba Arrasate, shkruan “Mundo Deportivo”.
Rodriguez është pezulluar për dhjetë ditë dhe do t’i ndalet një shumë e mjeteve financiere nga paga e tij.
Tre kapitenët e parë të Mallorcas janë Antonio Raillo, Martin Valjent dhe Abdon Prats. I katërti do të jetë Sergi Darder, i cili mbante edhe te Espanyoli shirin e kapitenit.
Kapiten i parë te Kosova është Amir Rrahmani, kurse Vedat Muriqi zëvendës i tij.