Futboll

Liverpooli turpërohet në “Anfield”

liverpool

Foto: Associated Press

Liverpooli është turpëruar në “Anfield” nga skuadra e Nottingham Forestit. “Të Kuqtë” janë mposhtur thellë nga Nottinghami të shtunën me rezultatin, 3:0.

Për kampionin në fuqi të Anglisë ishte disfata e gjashtë këtë edicion në elitë. Ka edhe gjashtë fitore.

Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Premier Leagues.

Mbrojtësi brazilian, Murillo, e hapi serinë e golave në minutën e 33-të.

Dy minuta më pas, Nottinghamit, iu anulua edhe një gol i Igor Jesusit.

Nicolo Savona shënoi për 2:0 në minutën e 46-të.

Realizatori i golit të fundit ishte Morgan Gibbs-White në minutën e 78-të.

Liverpooli ka mbetur prapa në garën për titull kampioni. Ka 18 pikë në pozitën e 11-të.

Nottinghami ka 12 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.