Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Bayern Muncheni e pret Real Madridin sonte nga ora 21:00 në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë në Madrid, Bayerni e fitoi 2:1. Në ndeshjen tjetër Arsenali përballet në Londër me Sportingun e Lisbonës. Ndeshjen e parë Arsenali e fitoi 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barazohet rezultati në “Allianz Arena”

21 min. më parë / 15 pri 2026 21:09
Bayern

Photo: Associated Press

Bayern Munichu ka barazuar rezultatin menjëherë në “Allianz Arena” ndaj Real Madridit. 

Mesfushori Aleksandar Pavloviq shënoi pas harkimit të Joshua Kimmichut.

Guler shfrytëzon gabimin e Neuerit, Reali në epërsi

25 min. më parë / 15 pri 2026 21:05
Arda Guler

Photo: Associated Press

Arda Guler ka shënuar që në sekondën e 35-të të ndeshjes ndaj Bayern Munichut. 

Guler ia dha epërsinë Real Madridit me gol nga distanca. 

Manuel Neuer ishte larg nga porta pas gabimit në pasim. Këtë e shfrytëzoi futbollisti turk.

Publikohen formacionet për ndeshjen Arsenal – Sporting

1 o. më parë / 15 pri 2026 19:51
sporting-arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese të çerekfinales mes Arsenalit dhe Sportingut të Lisbonës. 

Ndeshja e parë në Portugali u mbyll me fitoren 1:0 të Arsenalit.

Formacioni i Arsenalit: 
Raya, Saliba, Mosquera, Hincapie, Gabriel, Eze, Martinelli, Gyokeres, Madueke, Zubimendi, Rice

Formacioni i Sportingut: 
Rui Silva, Morita, Pedro Gonçalves, Catamo, Francisco Trincao, Araujo, Gonçalo Inacio, Diomande, Hjulmand, Eduardo Quaresma, Suarez

 

 

Publikohen formacionet për ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid

1 o. më parë / 15 pri 2026 19:31
Vinicius Jr

Vinicius Jr

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese të çerekfinales mes Bayern Munichut dhe Real Madridit. 

Ndeshja e parë në stadiumin “Santiago Bernabeu” u mbyll 2:1 në të mirë të bavarezëve.

Formacioni i Bayern Munichut: 
Neuer, Upamecano, Tah, Kimmich, Gnabry, Kane, Luis Diaz, Olise, Laimer, Stanishiq, Pavloviq

Formacioni i Real Madridit: 
Lunin, Eder Militao, Bellingham, Vinicius Junior, Valverde, Mbappe, Alexander-Arnold, Arda Guler, Brahim Diaz, Rudiger, Mendy