Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Jesse Lingard, ka thënë se me marrëveshje të dyanshme e ka shkëputur kontratën me Seoulin dhe do të largohet në javën e ardhshme.
32-vjeçari Lingard iu bashkua klubit të elitës së Koresë së Jugut si futbollist i lirë në shkurt të vitit 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa luajtur në 66 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola.
Futbollisti anglez ndeshjen e fundit me Seoulin do ta luajë kundër Melbourne Cityt në “Championsin” aziatik.
“Do të jem mirënjohës gjithmonë që e kam pasur mundësinë të luaj për këtë klub madhështor”, ka shkruar ndër të tjera Lingard.
Lingardi me Manchester Unitedin i ka luajtur 232 ndeshje, por ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.