Cristiano Ronaldo është në formë të mirë dhe në rrugë të mirë për t’u bërë futbollisti i parë në histori që e arrin shifrën e 1000 golave në karrierën profesioniste.
Superylli portugez e festoi golin e 900-të në verën e kaluar me fanellën e klubit arab, Al Nassr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo aktualisht ka 929 gola, ndërsa me ekipin e elitës së futbollit të Arabisë Saudite ka 92 gola në 103 ndeshje.
40-vjeçari Ronaldo nuk ka shenja se do të ndalet edhe për një kohë.
Në këtë sezon ka mesatare prej 0.85 golave të shënuar për ndeshje.
Nëse merren për bazë statistikat aktuale, Ronaldo do ta arrinte shifrën e 1 mijë golave në fund të vitit 2026, apo në fillim të vitit 2027, shkruan “Marca” të premten.