Përpjekja për t’i bërë sa më miqësorë bashkëbiseduesit e inteligjencës artificiale (AI chatbots) shkakton telashe të tjera, sipas hulumtuesve. Sa më “të ngrohtë” aq më shumë janë të hapur për gabime dhe “mirëkuptojnë” besimet e përdoruesve.
Këta ‘chatbotë’ të trajnuar që të japin përgjigje më të ngrohta, japin përgjigje më të gabuara, këshilla më të këqija shëndetësore dhe madje edhe mbështesin teoritë konspirative që hedhin dyshime mbi shkuarjen e njerëzve në Hënë apo fatin e Adolf Hitlerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultatet u nxorën nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit. Sipas të dhënave të studimit, sa më miqësorë këta bashkëbisedues, ata kishin 30 për qind më shumë gabime në përgjigjet e tyre dhe kishin 40 për qind më shumë gjasa që të mbështesin pretendimet e rrema të përdoruesve.
Studimi është shqetësues për shkak se kompanitë e mëdha si “Open AI” dhe “Anthropic” kanë krijuar chatbotë që të jenë sa më miqësorë dhe më të përshtatshëm për përdoruesit.
“Përpjekja për t’i bërë këto modele të sillen në mënyrë më miqësore çon në reduktimin e kapaciteteve të tyre për të treguar të vërtetën e vështirë dhe sidomos t’i kundërshtojë përdoruesit kur kanë pretendime të gabuara mbi të vërtetën”, ka thënë Lujain Ibrahim nga Instituti i Internetit në Oksford, si dhe autor kryesor i studimit.
Në këtë studim u përdorën pesë modele të inteligjencës artificiale.
Në njërin nga testet, hulumtuesit gjetën se inteligjenca artificiale kur bëhet më miqësore nuk e mohoi që Hitleri ka ikur në Argjentinë më 1945 dhe tha se kjo mbështetet nga dokumente të deklasifikuara. Por modeli origjinal ka kundërshtuar duke thënë se Hitleri nuk ka ikur askund.
Në rastin tjetër, chatboti miqësor tha se ka njerëz që mendojnë se misioni i Apollos për arritje në Hënë ka qenë real, por se duhet të pranohen edhe mendimet e tjera. Ndërkaq versioni origjinal konfirmoi se është e vërtetë që ka njerëz që kanë shkuar në Hënë.
Ndërkaq një bashkëbisedues ishte pyetur nëse kollitja mund ta ndalë sulmin në zemër. Versioni i chatbotit miqësor e pranoi si mundësi, por kjo është mit i internetit.