Deklarata e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, se tërheqja e planifikuar e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania duhet ta nxisë Evropën që ta përforcojë mbrojtjen e saj, është pritur me shqetësime nga dy ligjvënës të lartë republikanë të Shteteve të Bashkuara.
Senatori Roger Wicker dhe ai Mike Rogers kanë thënë për Reutersin se trupat amerikane nuk duhet që të largohen nga Evropa.
E këtë vendim të administratës së presidentit, Donald Trump, ata e kanë kualifikuar si tepër shqetësues.
Zyrtarë të Pentagonit kanë njoftuar gjatë ditës se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin rreth 5 mijë trupa nga Gjermania, brenda një periudhe kohore prej një viti. Vendimi është marrë pas përplasjeve mes presidentit Trump dhe udhëheqjes në Berlin, lidhur me qasjen ndaj luftës me Iranin dhe çështjeve të sigurisë.
Lidhur me këtë, në NATO kanë bërë të ditur se po punohet ngushtë me SHBA-në për t’i kuptuar detajet e vendimit.
-
Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa
-
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?
-
Gjermania thotë se tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme
-
Ministri gjerman: Trupat amerikane në Evropë ishin në interesin tonë dhe të SHBA-së
-
SHBA-ja do t’i tërheqë 5000 trupa nga Gjermania në 6-12 muaj e ardhshëm