Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka publikuar albumin me titull “Rrënjët”.
Albumi, që është i pari pas 15 vjetësh për Skenderajn, përmban 8 këngë. Të gjitha janë publikuar edhe me videoklipe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një video ditë më parë, Skenderaj ka thënë se ky është albumi më i veçantë për të. Ai ka thënë se nëpërmjet këtij albumi është kthyer te rrënjët e tij.
“Ndoshta duhen shumë fjalë për të përshkruar e ndarë me ju ndjesinë që kam për këtë album! Por, për të qenë më i përmbledhur, mund t’ju them se, nëse vërtetë keni “besim artistik” tek unë, atëherë ju siguroj se ky është një nga projektet më të bukura dhe autentike që kam sjellë tek ju deri më sot. Janë 8 këngë, 8 videoklipe, 8 ngjyra të ndryshme por që bashkë formojnë “Një Ylber” të vetëm” ka shkruar ai në paralajmërimin për albumin e publikuar sot.