Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll e ka luajtur të martën mbrëma ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2027.
Në Turku, Shpresat e Kosovës barazuan pa gola me Finlandën. Ky barazim erdhi pas fitores 4:0 ndaj Qipros katër ditë më parë.
Kosova U21 tani i ka tetë pikë nga pesë ndeshje në Grupin A. Renditet e treta. Finlanda është e dyta me 10 pikë.
Ndeshjet e ardhshme Kosova U21 e luan më 27 mars të vitit të ardhshëm. E pret Rumaninë.
Ndaj Finlandës, Kosova U21 i kishte katër raste gjithsej. Ndërkohë finlandezët i kishin nëntë. Goditje në kornizë të portës të dy përfaqësueset i kishin nga tri.