Irani ia ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një propozim të ri për paqe, i cili përfshin ndërprerjen e luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, largimin e forcave amerikane nga zonat pranë Iranit dhe kompensime për dëmet e shkaktuara nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, sipas mediave shtetërore iraniane të martën.
Në komentet e para publike nga Teherani lidhur me këtë propozim, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Irani kërkon gjithashtu heqjen e sanksioneve, lirimin e fondeve të ngrira dhe përfundimin e bllokadës detare amerikane ndaj vendit. Deklarata u publikua nga agjencia shtetërore IRNA, raporton Reuters.
Sipas raportimeve iraniane, kushtet e paraqitura nuk ndryshojnë shumë nga oferta e mëparshme e Iranit, të cilën presidenti amerikan Donald Trump e kishte quajtur javën e kaluar “mbeturinë”.
Trump deklaroi të hënën se ka pezulluar rifillimin e sulmeve ndaj Iranit, me kërkesën e shteteve të Gjirit Persik, pasi Teherani kishte dërguar një propozim të ri paqeje në Washington. Ai shtoi se ekziston një “mundësi shumë e mirë” për arritjen e një marrëveshjeje që do të kufizonte programin bërthamor të Iranit.
-
Pakistani i dorëzon SHBA-së propozimin e rishikuar iranian për t'i dhënë fund luftës
-
Irani i kthen përgjigje SHBA-së për propozimin për fundin e luftës
-
Irani ia dërgon SHBA-së propozimin për fundin e luftës
-
Pesë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës
-
Irani dëshiron që Libani të përfshihet në marrëveshje armëpushimi