Aktori i njohur nga Zelanda e Re, Sam Neill, i cili u bë i famshëm me rolet në filmat “Jurassic Park”, “The Piano” dhe serialin “Peaky Blinders”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes një deklarate të publikuar në Instagram. Ata bënë të ditur se aktori vdiq më 13 korrik në Sidnei të Australisë, i rrethuar nga familjarët, ka shkruar The Guardian.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Sam Neill. Humbja ishte e papritur, por jemi mirënjohës që ai mbeti pa kancer deri në fund. Falënderojmë stafin e Spitalit Privat St Vincent për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe kërkojmë respektimin e privatësisë së familjes në këtë periudhë të vështirë”, thuhet në deklaratë.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Në vitin 2022, Neill ishte diagnostikuar me limfomë T në stadin e tretë, një formë e kancerit të gjakut, por së fundmi kishte bërë të ditur se sëmundja ishte në remision.
Gjatë karrierës që i zgjati më shumë se pesë dekada, Sam Neill interpretoi në mbi 150 filma dhe seriale. Ai fitoi famë botërore si doktori Alan Grant në “Jurassic Park”, ndërsa u vlerësua edhe për rolet në “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “The Tudors”, “Peaky Blinders”, “Hunt for the Wilderpeople” dhe shumë produksione të tjera.
Edhe
Familja e Chuck Norris reagon për videot me AI: Përmbajnë informata të pasakta
Traileri i filmit “Jurassic Park”:
Kryeministri australian Anthony Albanese i ka bërë homazhe aktorit.
“Sam Neill ishte pjesë e shumë historive të dashura australiane dhe fitoi një vend të veçantë në zemrat tona. Ai e përballoi sëmundjen me të njëjtin dinjitet, humor dhe forcë që e karakterizuan në çdo interpretim. Do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përherë. U prehtë në paqe”, ka shkruar Albanese.
Në vitin 2023, në kujtimet e tij autobiografike, Neill pati folur hapur për betejën me kancerin.
Edhe
Vdiq legjenda Chuck Norris
“Nuk kam frikë nga vdekja, por do të më mërziste. Do të doja edhe një ose dy dekada të tjera për të parë nipërit e mi të rriteshin”, pati thënë ai.
Neill lë pas katër fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.