Ish-futbollisti i njohur, Kolo Toure, do të jetë pjesë e shtabit teknik të Pep Guardiolas te Manchester City.
Kolo Toure ishte asistent i ekipit të parë gjatë Kupës së Botës për Klube, ndërsa tani 44-vjeçari do ta mbajë pozitën për periudhë të gjatë.
Ai së fundi ishte trajner në ekipin U18 të Cityt.
Kolo Toure është nga Bregu i Fildishtë, ndërsa i luajti 120 ndeshje për përfaqësuesen e këtij vendi afrikan. Si lojtar ka bërë karrierë tek Arsenali, Manchester City, Liverpooli dhe Celticu.
Si trajner ka punuar te U23 e Bregut të Fildishtë, te Bregu i Fildishtë si asistent dhe tek Wigan Athletic.