Një 21-vjeçare nga Kosova ka vdekur si pasojë e një vetaksidenit që ka ndodhur në një autostradë në Reutlingen të Gjermanisë.
Aksidenti ka ndodhur të enjten, ndërkohë që ajo raportohet se ka vdekur të shtunën.
Mediat gjermane kanë raportuar se ajo ishte vetaksidentuar të enjten kur kishte humbur kontrollin e veturës, që doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë.
Sipas raportimeve Policia është duke e hetuar rastin dhe shkaqet e aksidentit.