Federata e Futbollit e Sllovakisë ka njoftuar të hënën për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen Sllovaki – Kosovë, që zhvillohet më 26 mars në Stadiumin Nacional në Bratislavë.
Bëhet fjalë për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë që të gjitha biletat janë shitur. Kjo është dëshmi e qartë që ekipi nacional i Sllovakisë ka përkrahje të madhe dhe kjo ndeshje është shumë atraktive dhe e rëndësishme për tifozët tanë. Jemi të bindur se ata do të krijojnë atmosferë fantastike në Stadiumin Nacional. Është stadiumi i mbushur që mund t’u jap lojtarëve energjinë e duhur për të performuar në nivelin më të lartë dhe të kalojnë pengesat e vështira. Dua të falënderoj tifozët për interesimin enorm dhe përkrahjen. Së bashku jemi më të fortë”, ka thënë drejtori i federatës sllovake, Lukash Donoval.
Federata sllovake ka njoftuar se nëse ndonjë biletë lirohet ndërkohë, ajo do të dalë në shitje.
Fituesi i ndeshjes mes Sllovakisë dhe Kosovës në finale të plejofit e pret Turqinë apo Rumaninë, më 31 mars. Dhe përfaqësuesja që e fiton finalen, kualifikohet në Botërorin që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Te përfaqësuesja e Sllovakisë janë të lumtur që do të luajnë në stadium të stërmbushur.
Stadiumi në Bratislavë ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve. Të paktën pesë për qind të tyre do të jenë me tifozë të Kosovës. Por nuk përjashtohet mundësia që Kosova të ketë mbështetës më të shumtë se që parashikohet për përfaqësueset mysafire.
“Fakti që luajmë në shtëpi është plus i madh. Kur tifozët janë në disponimin e duhur, me qasjen tonë të duhur, ata mund të na ndihmojnë shumë. Është sikur të kemi edhe një lojtar më shumë në fushë. Kjo është gjë e madhe, shumë pozitive. Jam shumë i lumtur që luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë dhe në stadium të stërmbushur”, ka thënë mbrojtësi i Sllovakisë, Adam Obert.
Për Kosovë kjo është ndeshja më e madhe deri më tani.